Mateo nuk më duket mirë

June 17, 2026


Një situatë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë transmetimit të fundit të emisionit “Top Arena”, ku moderatori Edi Manushi ka ngritur shqetësime për gjendjen e ish-banorit të “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borrin.

Menjëherë pas përfundimit të intervistës me të ftuarën Valbona Mhilli, Manushi iu drejtua Mateos me një pyetje që la të kuptohej se kishte vënë re një ndryshim në sjelljen e tij gjatë emisionit.

“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh. Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, u shpreh moderatori.

Mateo u përgjigj shkurt se do të qëndronte në studio deri në pauzën e radhës publicitare. Megjithatë, situata ndryshoi menjëherë, pasi Manushi vendosi të ndërhynte duke e përfunduar pjesëmarrjen e tij në transmetim.

“Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, një duartrokitje, e përcjellim Mateon. Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, tha ai para publikut.

Më pas, moderatori iu drejtua stafit të prapaskenës, duke kërkuar që Mateo të shoqërohej dhe të merreshin masat e nevojshme për kujdesin e tij.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen shëndetësore apo shqetësimin e mundshëm të Borrit, ndërsa momenti u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës shprehën interes për gjendjen e tij.






Source link