Sulmohet ish-banorja e Big Brother VIP gjatë protestës, momentet filmohen! (VIDEO) – ekskluzivet

June 16, 2026


Një incident i pakëndshëm është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë, ku e përfshirë ka qenë ish-banorja e Big Brother VIP, Dea Mishel.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale, Dea është përballur me një person i cili i është drejtuar me fjalë fyese gjatë protestës. Situata ka krijuar tension për disa momente, ndërsa personi në fjalë mbante me vete edhe një qen.

Ngjarja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë ndërhyrë duke iu kundërvënë personit dhe duke e larguar nga zona.

Më pas, vetë Dea Mishel ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka konfirmuar incidentin dhe ka treguar shqetësimin e saj për atë që ndodhi.

“Kjo video është e vërtetë. M’u sul me fjalë pa asnjë provokim. Ishte e frikshme sepse kishte edhe një qen të madh me vete. Disa djem e larguan nga aty dhe dua t’i falënderoj nga zemra,” ka shkruar ajo.

Dea ka bërë gjithashtu thirrje që personi të identifikohet dhe që raste të tilla të mos përsëriten më, duke theksuar se protestat duhet të zhvillohen pa incidente dhe pa dhunë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetjen e tyre për Dean dhe kanë dënuar çdo formë intimidimi apo provokimi gjatë protestave.



Source link