Puthen në buzë në Ferma VIP, Iliri dhe Moza habitin banorët! (VIDEO) – ekskluzivet
Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes në Ferma VIP ka qenë ceremonia simbolike e martesës mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit.
Në kuadër të një loje të organizuar nga produksioni, fermerët zhvilluan një “dasmë” brenda fermës, ku rolin e çiftit e morën Iliri dhe Moza.
Mes batutave, të qeshurave dhe atmosferës festive, dy banorët shkëmbyen edhe premtimet simbolike para fermerëve të tjerë.
“Unë, Ilir Shaqiri, të kërkoj të jesh shoqja ime e jetës në çdo të mirë dhe në çdo të keqe. A pranon?”, iu drejtua Iliri Mozës.
Ndërsa Mimoza iu përgjigj:
“Po. Unë, Mimoza Ahmeti, ju pranoj ju, Ilir Shaqiri, të jeni shoku im i ngushtë në të mirë dhe në të keq.”
Por momenti që mori më shumë vëmendje erdhi menjëherë pas premtimeve, kur të dy realizuan edhe një puthje simbolike në buzë, duke shkaktuar reagime të shumta mes banorëve dhe publikut.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar gjatë raportin mes dy fermerëve dhe atmosferën e krijuar gjatë ceremonisë.