Me plis në kokë, Klodi dhe Elijona u bashkohen protestuesve në Tiranë
5
Ish-finalistët e edicionit të fundit të ‘Big Brother VIP Kosova 4’, Elijona dhe Klodi, natën e mbrëmshme ndodheshin në Shqipëri, saktësisht në protesta në Tiranë.
Dyshja u pa mbrëmë në qendër të Tiranës, duke iu bashkuar kauzës qytetare në protestën e organizuar për mbrojtjen e Zvërnecit dhe Nartës.
Ajo që ra menjëherë në sy, përveç pranisë së tyre në këtë tubim, ishte pamja e Klodit.
Siç shihet edhe në pamje, ai u shfaq në mes të turmës me plis tradicional në kokë, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve.
Krahas tij, Elijona e shoqëronte në çdo hap, duke konfirmuar edhe një herë raportin e tyre të ngushtë pas BBVK.
so proud of them #kloeli pic.twitter.com/WkVw7VCzZR
— Vanessa (@vanessayim_) June 4, 2026

