Kriset një nga miqësitë më të komentuara të BBVK-së, zbulohet arsyeja mes distancës së Klodit, Londrimit e Elijonës
2
Ata krijuan një nga miqësitë më të forta dhe më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke fituar simpatinë e publikut me raportin e afërt që ndërtuan gjatë qëndrimit në format.
Megjithatë, duket se shoqëria që dikur i bashkonte nuk po kalon periudhën më të mirë.
Prej kohësh kanë qarkulluar aludime për një ftohje në raportet mes Londrimit, Klodit dhe Elijonës, ndërsa fansat kanë vënë re mungesën e ndërveprimeve mes tyre.
Edhe pse publikimi i projektit muzikor të Londrimit, “Afterparty”, u shoqërua me komente dhe mbështetje në rrjetet sociale, kjo nuk mjaftoi për të zbehur dyshimet mbi krisjen e mundshme të miqësisë së tyre.
Sipas informacioneve të publikuara nga Prive By Liberta Spahiu, aktualisht nuk ka komunikim mes tyre.
Burime pranë situatës bëjnë të ditur se Londrimi ka mbetur i zhgënjyer, veçanërisht në raport me Klodin, gjë që ka ndikuar në ftohjen e marrëdhënieve.
Pavarësisht situatës, Londrimi po vazhdon të fokusohet në karrierën e tij artistike. Ai pritet të publikojë projekte dhe videoklipe të reja në vazhdim, duke e mbajtur vëmendjen te muzika dhe angazhimet profesionale.