Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Aktorja e famshme zbulon SEKRETIN e pamjes rinore në moshën 80-vjeçare

Nga aroadmin   ·  


Aktorja e njohur, Jaclyn Smith, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e saj për sekretin e bukurisë dhe energjisë që vazhdon ta karakterizojë edhe në moshën 80-vjeçare.

Teksa mori pjesë në darkën gala të organizuar për 50 vjetorin e serialit legjendar, “Charlie’s Angels”, ajo u shfaq në krah të koleges së saj Kate Jackson.

E pyetur nga gazetarët për mënyrën se si vazhdon të duket kaq rinore, Smith dha një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të jetosh shëndetshëm dhe të të duan”.

Aktorja e njohur tregoi se lumturia e saj lidhet kryesisht me familjen dhe njerëzit e afërt.

Ajo foli me shumë emocion për bashkëshortin e saj, kirurgun Brad Allen, me të cilin është e martuar prej vitit 1997 si dhe për dy fëmijët dhe tre nipërit e mbesat.

Sipas Jaclyn Smith, dashuria dhe mbështetja familjare janë elementi më i rëndësishëm në jetën e saj.

“Për mua, gjithçka varet nga dashuria dhe familja”, u shpreh Smith gjatë eventit të mbajtur në The Plaza Hotel në Nju Jork.

Duke reflektuar mbi statusin e saj si ikonë mode dhe televizioni, aktorja tha se fillimisht nuk e kishte kuptuar ndikimin që kishte pasur, por beson se seriali hapi rrugën për një përfaqësim ndryshe të grave në ekran.






Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *