Dafina Zeqiri merr surprizën e papritur nga Selin dhe Gimbo për shtatzëninë e saj të dytë (FOTO) – ekskluzivet
Një gjest i ëmbël ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të Dafina Zeqiri në rrjetet sociale.
Artistja ka zbuluar në Instagram një surprizë të veçantë që ka marrë nga Selin Bollati dhe partneri i saj, DJ Gimbo.
Çifti i ka dërguar Dafinës një buqetë me lule së bashku me një kartolinë urimi për shtatzëninë e saj të dytë.
Në mesazhin e tyre shkruhej:
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo.”
Këngëtarja e ka ndarë menjëherë dhuratën me ndjekësit, duke treguar vlerësimin për këtë gjest plot dashuri.
Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Dafina konfirmoi publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e bukur ajo e dha gjatë koncertit “Supernova” në Tiranë, ku emocionoi fansat duke zbuluar se djali i saj, Daskani, së shpejti do të bëhet me një motër ose vëlla.
Surpriza nga Selin dhe Gimbo është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar miqësinë dhe mbështetjen mes artistëve shqiptarë.

