Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel? Këngëtari gati për sfidën më të madhe televizive
Pas një periudhe të gjatë larg projekteve të mëdha televizive, emri i Luiz Ejlli po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes.
Sipas burimeve pranë Top Channel, këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania pritet të rikthehet në ekran, por këtë herë në një rol krejtësisht të ri për publikun.
Mësohet se Luizi është përzgjedhur për të moderuar një program të ri televiziv, projekt që po përgatitet prej kohësh nga televizioni.
Burimet bëjnë me dije se puna ka nisur edhe për ndërtimin e një studioje të re dhe moderne, e cila do t’i shërbejë formatit që pritet të drejtohet nga artisti.
Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje mbi konceptin e emisionit apo datën zyrtare të nisjes, por lajmi ka zgjuar menjëherë interes të madh mes fansave të Luizit.
Rikthimi i tij në ekran si moderator konsiderohet një nga lëvizjet më interesante të sezonit të ardhshëm televiziv, ndërsa publiku pret të mësojë më shumë rreth projektit që mund ta sjellë fituesin e BBVA në një dimension krejt tjetër nga ai që është parë deri tani.