Çfarë ndodhi? Albano Bogdo kundër produksionit të Ferma VIP – Ola bën veprimin e papritur (VIDEO) – ekskluzivet

May 23, 2026


Debatet rreth Ferma VIP nuk po zhvillohen vetëm brenda fermës, por tashmë edhe në studiot e analizës.

Së fundmi, Albano Bogdo ka bërë një deklaratë të fortë në Ferma Club, duke kritikuar hapur mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen rastet e shkeljeve nga banorët.

Opinionisti u ndal te një video e Blerina, ku sipas tij është përdorur gjuhë e papërshtatshme, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është marrë asnjë masë e ngjashme me atë që u aplikua ndaj Fabjola Elezaj.

“Unë nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin e famshëm që ka dalë. Të gjithë kemi temperament, por kjo s’do të thotë që kur bëjmë gabime të pafalshme… Për çfarë e nxorën televotim Olën?” – u shpreh Albano.

Deklarata e tij ka shkaktuar menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë nisur debat mbi standardet e ndëshkimit në format.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte reagimi i vetë Olës.

Ish-fermerja ka zgjedhur të mos komentojë me fjalë të gjata, por ka ripostuar videon e Albanos në profilin e saj në rrjetet sociale, veprim që është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë se ajo është dakord me kritikat e ngritura ndaj produksionit dhe trajtimit të rasteve të ndryshme brenda fermës.

Videoja po qarkullon gjerësisht në rrjet dhe ka ndezur diskutime të shumta mes fansave të programit.



Source link