Kush janë vipat e “Big Brother” që po vizitojnë të burgosurit në Shqipëri?
34
Ditët e fundit në media dhe rrjete sociale kanë qarkulluar lajme se disa personazhe publike, të njohura nga formati “Big Brother”, po vizitojnë persona të burgosur në Shqipëri, kinse për përfitime financiare.
Kjo temë u komentua edhe në një intervistë të gazetarit të njohur Flamur Vezaj me Blendi Fevziun. Vezaj deklaroi se disa vajza të njohura janë parë duke takuar persona të botës së krimit në burgje të ndryshme.
Sipas tij, “e njëjta vajzë një herë te një i burgosur e më pas te një tjetër”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për emra të njohur për publikun. Ai shtoi se posedon dëshmi, fotografi dhe video, të cilat ende nuk i ka publikuar, shkruan Kosovarja
Gazetari theksoi se disa prej vajzave të përmendura janë ish-banore të “Big Brother”, por pa zbuluar identitete konkrete.