Rikthehet Arbër Hajdari, fjalët për të bijën emocionojnë ndjekësit
26
Pas përfundimit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, opinionisti Arbër Hajdari ka qëndruar për një periudhë larg rrjeteve sociale dhe angazhimeve publike.
Gjatë kësaj kohe ai ka qenë më i rezervuar në paraqitjet e tij.
Së fundmi, Arbri është rikthyer në Instagram, ku ka publikuar në “story” një fotografi të veçantë. Në imazh ai shihet duke mbajtur në duar vajzën e tij të vogël, shkruan “Kosovarja”.
Krahas fotografisë, ai ka zgjedhur edhe një përshkrim të shkurtër dhe personal, duke e quajtur të bijën “Jasemini im”.
