“Nuk dua të marrë frymë…” – Blerina në lot shpërthen ndaj Bujakës – Cfarë ndodhi ? (VIDEO) – ekskluzivet
Një moment shumë i tensionuar ka ndodhur në Ferma VIP pas sfidës së fundit të dhënë nga Agai, ku fermerët u ndanë në dy grupe të ndryshme.
Por ndarja e re nuk është pritur aspak mirë nga Blerina, e cila ka shpërthyer në lot sapo kuptoi se do të ishte në të njëjtin grup me DJ Bujaka.
Kujtojmë se dy banorët kanë pasur përplasje të forta edhe më parë brenda fermës dhe marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë shumë e tensionuar.
Teksa bisedonte me Romir, Blerina u shpreh shumë e shqetësuar për situatën.
“Nuk dua të marrë frymë afër meje,” – dëgjohet të thotë ajo mes lotësh.
Nga ana tjetër, Romiri është përpjekur ta qetësojë me fjalët:
“Hapi rrugën budallait.”
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë tensionin e madh që vazhdon mes Blerinës dhe Bujakës brenda fermës.