“Martohet vajza pa dijeninë e të atit?” Ilir Shaqiri shpërthen në lot (VIDEO) – ekskluzivet
Ilir Shaqiri ka përjetuar një nga momentet më emocionale gjatë rrugëtimit të tij në Ferma VIP.
Prej afro dy muajsh pjesë e formatit, Iliri e ka shprehur shpesh mallin për familjen dhe sidomos për vajzën e tij, Emily Shaqiri.
Gjatë spektaklit të së hënës, produksioni vendosi ta vendoste balerinin përballë disa lajmeve të rreme si pjesë e një shakaje.
Njëri prej tyre pretendonte se Emily ishte martuar pa praninë e tij.
Edhe pse Iliri u shpreh i bindur se vajza e tij nuk do të merrte një vendim kaq të rëndësishëm pa të, emocionet nuk munguan.
Teksa lexonte lajmin, ai u pa me duar që i dridheshin dhe me lot në sy, moment që preku banorët dhe publikun.
Pak minuta më vonë, produksioni zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka dhe menjëherë pas kësaj Iliri mori surprizën më të bukur: takimin me Emily-n dhe partnerin e saj.
Mes përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, dy të rinjtë i treguan gjithashtu se kanë nisur të mësojnë gjuhën shqipe.
Momenti është kthyer menjëherë në një nga skenat më të komentuara dhe më emocionuese të këtij sezoni në Ferma VIP.