“Baxhellë…” Kiara Tito shpërthen ndaj ndjekëses – çfarë ndodhi? (FOTO) – ekskluzivet

May 19, 2026


Kiara Tito ka vendosur të reagojë hapur ndaj komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr në rrjetet sociale.

Moderatorja ka bërë një veprim të papritur duke publikuar bisedat private me një ndjekëse që e ofendonte vazhdimisht në Instagram.

Në postimet e shpërndara nga Kiara, shihet se ndjekësja e sulmonte në komente dhe mesazhe private për postime të ndryshme të moderatores.

Në një rast, pasi Kiara kishte ndarë një thirrje për ndihmë për një person në nevojë, ajo ishte ofenduar me komente negative.

Ndërsa në një tjetër video ku moderatorja tregonte se kishte marrë ndihmë për pastrimin e shtëpisë, ndjekësja e kishte quajtur me fjalë fyese dhe banale.

E lodhur nga ky negativitet, Kiara publikoi jo vetëm mesazhet, por edhe profilin e ndjekëses, duke bërë një reagim të fortë kundër bullizmit online.

“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…” – shkroi moderatorja krahas postimit.

Reagimi i saj ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë mbështetur për qëndrimin kundër gjuhës së urrejtjes online.



Source link