Greta i bën lëmsh të gjithë me foton me barkun e rrumbullakosur

May 19, 2026


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Greta Kazazi, ka ‘shkrirë’ së qeshuri ndjekësit e saj në Instagram me postimin e fundit.

Ajo ka ndarë një foto mjaft interesante ku shfaqet në krahët e partnerit të saj, Onno, por me një detaj që tërhiqte menjëherë vëmendjen: një bark të rrumbullakosur.

Meqenëse Greta është mjaft aktive çdo ditë në rrjetet sociale, ndjekësit e dinë mirë që ajo nuk është në një pritje të ëmbël. Këtë gjë e ka konfirmuar me shumë humor edhe vetë ajo përmes shkrimit sipër fotos, duke treguar se gjithçka ishte thjesht një lojë me aplikacionet e editimit.

“9 muaj? Jo 9 sekonda photoshop”. Ah sikur të ishte edhe në jetë kështu!”, ka shkruar Greta, duke sqaruar se kjo foto tregon vetëm një version të bukur të së ardhmes, por edhe një dëshirë të saj.

Kujtojmë së Greta dy netë më parë organizoi një festë falenderimi për shoqërinë e saj që e kanë përkrahur gjatë qëndrimit në BBVA!




Source link