Moza mbron Sarën & Ilirin dhe kthehet kundër Bujakës? Çfarë ndodhi (VIDEO) – ekskluzivet

May 13, 2026


Një situatë që ka ndezur menjëherë debat në rrjet ndodhi gjatë Prime-t të fundit të Ferma VIP, pas transmetimit të videos përsëritëse të sfidës ku fitues u shpall DJ Bujaka.

Gjatë diskutimit në studio, Mimoza Ahmeti surprizoi banorët dhe publikun duke mbajtur anën e Sara Karaj dhe Ilir Shaqiri, ndërsa hodhi akuza ndaj Bujakës për mënyrën si kishte luajtur gjatë sfidës.

Ky reagim ka habitur shumë ndjekës, pasi Moza dhe Bujaka janë parë gjatë gjithë rrugëtimit si aleatë shumë të afërt brenda fermës, shpesh në të njëjtin grup kundër banorëve të tjerë.

Ndryshimi i papritur i qëndrimit të Mozës ka irrituar një pjesë të fansave në rrjetet sociale.

Në komentet online, shumë ndjekës e kanë quajtur “të pabesë”, duke shkruar se “tradhtoi shokun e saj brenda lojës”.

Pamjet dhe debatet po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërsa publiku po diskuton nëse Moza ndryshoi qëndrim për strategji apo për bindje personale.



Source link