Këngëtari i njohur së shpejti baba, ndan foton me partneren shtatzënë
1
Ylli i muzikës latine, Maluma, ka surprizuar miliona ndjekësit e tij në mbarë botën duke njoftuar se po pret fëmijën e dytë me partneren e tij, Susana Gomez.
Përmes një postimi në Instagram për nder të Ditës së Nënës, artisti ndau një foto bardhë e zi që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.
Në foton e postuar, Maluma shihet së bashku me vajzën e tyre të parë, Paris, duke puthur barkun e rrumbullakosur të Susanës. Maluma ka zgjedhur të jetë i thjeshtë në mesazhin e tij, duke vendosur vetëm një emoji me zemër blu në përshkrim, gjë që ka nxitur menjëherë spekullimet e fansave se çifti mund të jetë në pritje të një djali.
Ky lajm vjen vetëm dy vite pasi çifti mirëpriti vajzën e tyre Paris, në mars të vitit 2024.
Së fundmi, në një intervistë për “The Jennifer Hudson Show”, ai u shpreh se sa mall e merrte për vajzën e tij gjatë kohës që ishte në turne, duke treguar përkushtimin e tij të madh si prind.