Gjesti dhe Loredana në një lidhje bashkë? Çfarë ndodhi? – ekskluzivet
Drama mes Xheneta dhe Gjesti duket se ka marrë një tjetër kthesë të papritur.
Këtë herë, në qendër të aludimeve është përfshirë edhe Loredana.
Gjatë një deklarate në rubrikën “Trotuar” në E Diell, Xheneta zbuloi se kishte marrë një telefonatë nga Loredana.
Sipas saj, reperja i kishte treguar se Gjesti i kishte shkruar dhe kishte tentuar ta ngacmonte.
Xheneta tha se Loredana e kishte siguruar që nuk do të kishte asgjë mes tyre, në respekt të miqësisë që kanë pasur.
Megjithatë, ajo u shpreh se nuk i beson më “rastësive”, duke përmendur faktin që në rrjet kanë qarkulluar foto dhe postime ku Gjesti dhe Loredana dyshohet se kanë qenë në të njëjtat ambiente apo vila.
“Një person me të cilin ha bukë dhe kaloj kohë, nuk prek tek ish-partnerët,” – deklaroi Xheneta.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë rrjetet sociale, ku fansat po aludojnë për një romancë të mundshme mes Gjestit dhe Loredanës.