E fshinë shpejt/ Pas eleminimit të Olës, familjarët e saj reagojnë duke thumbuar Arbana Osmanin: Ajo s’ka guxim…
2
Eliminimi i Olës nga “Ferma VIP” vazhdon të prodhojë reagime të forta.
Pas daljes së saj nga shtëpia, si pasojë e një televotimi të hapur enkas nga produksioni pas ofendimit të rëndë drejtuar moderatores Arbana Osmani, llogaria e saj në Instagram është përditësuar me disa mesazhe të gjata nga familjarët.
Megjithatë, ky reagim duket se është fshirë shumë shpejt dhe nuk gjendet më në profilin zyrtar të ish-banores.
Në fotot nga Instastory që qëndruan shumë pak kohë online, familjarët theksojnë ngarkesën e paimagjinueshme emocionale dhe sulmin e pafund publik që është bërë drejt saj.
Ata i bëjnë thirrje rrjetit për më shumë maturi në gjykim, duke theksuar se askush nuk është i pafajshëm për të hedhur gurin e parë.
Në postime bëhet e ditur gjithashtu se Ola tashmë ndodhet e qetë pranë familjarëve të saj dhe u shpreh mirënjohje të gjithë atyre që e mbështetën në këtë pozicion të vështirë.
Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë seri postimesh të fshira, është një “thumb” i drejtpërdrejtë dhe mjaft i qartë i adresuar për Arbana Osmanin.
Kujtojmë se në mbrëmjen kur ndodhi incidenti i ofendimit, moderatorja vendosi ta mbyllte spektaklin me një mesazh për publikun: “Nuk ka rëndësi se çfarë ju thonë, por rëndësi ka si reagoni pasi jua thonë”.
Pikërisht këtë frazë kanë vendosur të përdorin familjarët e Olës në fund të reagimit të tyre, duke e kthyer atë në një sulm ndaj prezantueses dhe duke lënë të kuptohet se ajo nuk pati guximin të përballej vetë, por përdori fuqinë e produksionit për ta eliminuar.
“Mos harroni: Nuk ka rëndësi çfarë ju thuhet por si reagoni kur ju thuhet ????. Dikush reagon ballë për ballë, e vetme, e dikush nuk ka nevojën e as guximin ta bëjë këtë, por e bën përmes një skuadre që e ndjek nga pas!” – shkruhet në postimin përmbyllës të familjarëve, i cili më pas u zhduk nga rrjeti.
Ky reagim tregon se tensionet rreth këtij përjashtimi nuk janë fashitur ende dhe se pakënaqësitë ndaj mënyrës se si u menaxhua situata nga stafi i programit vazhdojnë të jenë të forta jashtë shtëpisë.