Çfarë po ndodh me Olën? Videoja para Prime-t shokon rrjetin – ndjekësit të shqetësuar (VIDEO) – ekskluzivet

May 8, 2026


Një video e Fabjola Elezaj po qarkullon me shpejtësi në rrjet vetëm pak orë para Prime-t të Ferma VIP, ku ajo ndodhet në televotim për qëndrimin ose largimin nga shtëpia.

Në pamjet që janë bërë virale, Ola shihet e ulur dhe e fokusuar, ndërsa bën disa lëvizje të pazakonta me sytë dhe fytyrën.

Kjo video ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë gjendjen e saj emocionale pas gjithë tensioneve të ditëve të fundit.

Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar për presionin psikologjik që mund të ketë përjetuar banorja gjatë javës së fundit në fermë.

Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe online, ndërsa publiku pret me interes Prime-n e mbrëmjes për të mësuar fatin e saj në lojë.



Source link