“Incest të puthësh vëllain në buzë” – banori sulmon Vanesën, ajo shpërthen në lot (VIDEO) – ekskluzivet

May 8, 2026


Tensionet në Ferma VIP kanë shpërthyer sërish, këtë herë mes Vanesa dhe banorit më të ri, Henri.

Shkak për debatin është bërë një koment i Henrit lidhur me takimin emocional të Vanesës me vëllain e saj brenda fermës.

Pak ditë më parë, ajo u pa duke e puthur të vëllanë në buzë, veprim që vetë Vanesa e kishte cilësuar si diçka krejt normale në marrëdhënien e tyre familjare.

Por Henri nuk ka qenë aspak dakord.

Ai i është drejtuar banorës duke i thënë se një veprim i tillë “nuk është normal”, madje duke përdorur edhe termin “tendenca incesti”.

Kaq ka mjaftuar që situata të shpërthejë.

Tejet e prekur dhe e revoltuar, Vanesa i është kundërpërgjigjur ashpër, duke deklaruar se marrëdhënia me të vëllanë është e shenjtë dhe se atë e konsideron si fëmijën e saj.

Debati më pas mori një kthesë emocionale, teksa Vanesa shpërtheu në lot dhe tha se nuk do të lejojë askënd të gjykojë lidhjen që ka me familjen e saj.

Pamjet kanë ndezur menjëherë rrjetin, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe pas deklaratës së fortë të Henrit.



Source link