E bujshme/ Miri do bëhet banor i Ferma VIP sonte? Zbulohen detajet (FOTO) – ekskluzivet
Vetëm pak javë pas përfundimit të Big Brother VIP Albania, Armir Shahini po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes.
Këtë herë, shkak janë bërë aludimet për një hyrje të mundshme të tij në Ferma VIP.
Gjithçka nisi pas një postimi të Ermal Mamaqi në Instagram, ku ai publikoi një foto krah Mirit dhe shkroi:
“Si mendoni, ku do ishte Miri më i miri?”
Kjo pyetje ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente dhe dyshime se ish-finalisti i BBVA mund të bëhet pjesë e Ferma VIP 3.
Në një moment kur dinamika brenda fermës është në kulm, ndjekësit po aludojnë se hyrja e tij mund të jetë surpriza e radhës e produksionit.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, ndërsa publiku pret të shohë nëse bëhet fjalë për një paralajmërim të vërtetë apo thjesht një lojë mes Ermalit dhe Mirit.
