“Pas çdo stuhie…” reagon Arbana Osmani për herë të parë pas situatës me Olën (FOTO) – ekskluzivet
Mes tensioneve dhe zhurmës mediatike që kanë përfshirë Ferma VIP ditët e fundit, Arbana Osmani ka gjetur kohë për një moment shumë personal dhe emocional.
Moderatorja ka festuar ditëlindjen e partnerit të saj, Eduart Grishaj, duke ndarë në Instagram disa momente romantike dhe familjare.
Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte dedikimi i saj.
Krah një fotografie ku shfaqen të përqafuar buzë një liqeni, Arbana shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️”
Fjala “stuhi” është interpretuar nga shumë ndjekës si një referencë indirekte ndaj situatës së tensionuar të krijuar së fundmi në program, pas incidenteve me Fabjola Elezaj.
Ky postim vjen vetëm pak orë pasi vetë Eduarti reagoi publikisht për ngjarjet në spektakël, duke mbrojtur Arbanën dhe duke vlerësuar mënyrën se si ajo ka ndryshuar moderimin televiziv në Shqipëri.
Postimi është mbushur menjëherë me komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit e çiftit.