I vdiq babai i fëmijës së saj gjatë festës në Spanjë, reagon modelja shqiptare që ishte përmendur në dosjen Epstein

May 7, 2026


Modelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, ka reaguar pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Jake Hall, më të cilin ka një vajzë 8-vjeçare, River.

Një zëdhënës i Beqiri ka lëshuar një deklaratë për Tyla pasi u përhap lajmi për vdekjen e 35-vjeçarit.

“Në këtë kohë, fokusi i Misse është në mbështetjen dhe mbrojtjen e fëmijës së tyre, teksa përballen me këtë humbje shkatërruese. Familja po kërkon privatësi, dhembshuri dhe respekt ndërsa vajtojnë privatisht”, thuhet në deklaratën në fjalë.

Mediat e huaja shkruajnë se Beqiri dhe Hall u fejuan në vitin 2018, pasi River lindi në nëntor të 2017-s. Fejesën e zbuluan përmes një postimi në “Instagram” teksa ishin me pushime dhe shkruanin:

“Po. Pjesa tjetër e jetës sime me ty”.

Ata u ndanë jo shumë kohë më pas, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Po atë vit, yllit televiziv iu dha një urdhër ndalimi për 28 ditë, megjithatë ai nuk u arrestua ose u akuzua për ndonjë vepër penale.

Jake Hall u gjetur i vdekur në një vilë spanjolle, pasi pësoi lëndime në kokë gjatë një daljeje natën. Policia e gjeti 35-vjeçarin në një pellg gjaku pasi pësoi një plagë fatale në kokë, e cila thuhet se u shkaktua nga copa xhami.






Source link