Shpifjet për sëmundje të rëndë e koma, reagon këngëtari shqiptar: Mjaft me shpifje!

May 6, 2026


Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Mevlan Shaba, ka reaguar pas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale.

“E falenderoj shumë zotin që më rikthehu për herë të dytë në jetë që nga data 31 mars e deri më sot që është 01 maj 2026 unë isha në koma nga kanceri në mushkëri”, thuhej në videon që shokoi atë, transmeton IndeksOnline.

“Stop me shpifjet! Ky “lajm” është i turpshëm dhe totalisht i pavërtetë. Nuk ju jep askush të drejtën të shpikni histori për mua, aq më pak të përfshini një fëmijë 1 vjeç në këto gënjeshtra për klikime. Kjo që po bëni nuk është gabim i vogël, është mungesë totale përgjegjësie dhe njerëzie. Po luani me ndjenjat, me familjen dhe me dinjitetin e dikujt. E them shumë qartë: Ndaloni menjëherë këto lajme të rreme dhe hiqni kudo ku i keni publikuar. Mos e përfshini më kurrë fëmijën tim në asnjë histori të shpikur. Mjaft është mjaft”, ka shkruar këngëtari në reagimin e tij.






Source link