ja kush largohet sonte nga Ferma VIP – ekskluzivet
Pas tensioneve të forta që kanë shoqëruar këtë javë në Ferma VIP mes Adion Puka dhe Mimoza Ahmeti, produksioni ka marrë një vendim të menjëhershëm.
Agai ka vendosur që dy banorët të shkojnë në një televotim “kokë më kokë”, i cili do të zhvillohet brenda natës, duke lënë në dorë të publikut fatin e tyre në lojë.
Ky vendim vjen pas përplasjeve të shumta dhe situatave të tensionuara që kanë përfshirë dyshen ditët e fundit.
Ndërkohë, për të matur reagimin e publikut, është hapur edhe një sondazh online në Instagram, në formën e një “story”.
Sipas rezultateve paraprake të këtij sondazhi, duket se më i rrezikuari për t’u larguar është Adioni, i cili po merr më pak mbështetje krahasuar me Mozën.
Megjithatë, rezultati përfundimtar mbetet në dorë të televotimit zyrtar, ndërsa mbrëmja pritet të jetë vendimtare për njërin prej tyre.
