Xuxi ironizon Lundrim Mekajn pas fitores në Big Brother: “S’je në tonalitet, as Meritoni nuk mundet me të ndihmu”

March 13, 2026

Këngëtari i njohur Xuxi ka bërë një koment që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, duke reaguar ndaj fituesit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Lundrim Mekaj.

Pas publikimit të një kënge nga Mekaj në Instagram, Xuxi ka komentuar në mënyrë ironike për performancën e tij vokale. Në komentin e tij ai shkruan:

“Sorry bro ama s’je në tonalitet!!? As Meritoni me brrrrrr nuk mundet me të ndihmu?! Ama je simpatik djalë.”

Ky koment erdhi pasi Lundrim Mekaj ishte i ftuar në emisionin e moderuar nga Meriton Mjekiqi, ku ai foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP, momentet më të veçanta gjatë qëndrimit aty si dhe për planet që e presin pas fitores.

Fituesi i edicionit të fundit të reality show-t ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale  pas përfundimit të spektaklit, ndërsa komentet si ai i Xuxit kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Disa ndjekës e kanë marrë me humor komentin e këngëtarit, ndërsa të tjerë kanë dalë në mbrojtje të Mekajt