2 vjet Luna Mari/ Ja si e surprizojnë Kiara dhe Luizi vajzën e tyre (VIDEO) – ekskluzivet

April 30, 2026


Ditë feste në familjen e Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, pasi vogëlushja e tyre Luna Mari feston 2-vjetorin e lindjes.

Për këtë moment të veçantë, Kiara ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël nga mëngjesi i ditëlindjes.

Në pamje, Luna shihet e rrethuar nga një dekor festiv me tullumbace rozë dhe një tortë e përgatitur enkas për të, duke krijuar një atmosferë plot dashuri dhe gëzim.

“Është mëngjesi i ditëlindjes së dytë të vajzës sate,” – shkruhet në video, e cila ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente.

Fansat dhe miqtë kanë vërshuar me urime për vogëlushen, duke i uruar jetë të gjatë dhe të lumtur.

Kanë kaluar dy vite që nga ardhja në jetë e Luna Marit, e cila është kthyer në qendrën e botës për prindërit e saj, që herë pas here ndajnë me publikun momente nga rritja e saj.

Ky moment i ëmbël ka prekur zemrat e ndjekësve, duke u kthyer në një nga postimet më të komentuara të ditës.



Source link