November 24, 2024
BE.jpg


Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme në segmentin rrugor në ndërtim Prekal – Kir. Gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha, gjë që ka sjellë bllokimin e saj për automjetet. Dhjetëra banorë në fshatrat e Dukagjinit janë të izoluar.

Bashkia Shkodër përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka vënë në dijeni strukturat e emergjencave civile dhe firmën kontraktuese për menaxhimin e kësaj situate ndërkohë që u bën thirrje banorëve të bëjnë kujdes.
Kujtojmë se ndërtimi i rrugës së Dukagjinit nisi një e gjysmë më parë dhe për shkak të terrenit të thepisur ka pasur vazhdimisht shembje. Gjatë punës ka humbur jetën humbi e kaluar një punëtor i firmës ndërtuese. Segmenti Prekal-Kir, 17 km i gjatë pjesë e rrugës së Dukagjinit po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me fondin prej 200 milionë lekësh (200 805 067 lekë).

Kryeministri Edi Rama ne mars te ketij viti permes nje postimi ne rrjetet sociale ka ndare pamje nga vijimi i punës për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Kreu i qeverisë u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë, që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vijnë të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të atyre viseve.
Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë.

Projekti konsiston në sistemimin, profilizimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga fshati Prekal, deri në hyrje të fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme. Por punimet nuk janë aq në rrugë të duhur ku me një rrebesh shiu është dëmtuar aksi Prekal-Kir-Shosh, gjithashtu vazhdojnë të jenë të bllokuara vendet e quajtur Ura e Telit dhe Prroni i Çiverrit. Në rrjetet sociale shume perkrahes te partise socialiste benin pastime me thirrje “Jepi gaz Benet Beci”, por në këto momente gazi duket se eshte bllokuar dhe Beci spo i jep drejtim ceshtjes./FAXNEWS



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *