November 24, 2024
berisha-6-770x398-1.jpg


Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e konsideron të nxjerrë një kandidat tjetër për Kreun e Qeverisë në zgjedhjet parlamentare të 2025, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e la në arrest shtëpie.

“Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë”, tha kreu i PD-së.

Berisha theksoi se nuk do të lejojë kurrë që t’i caktohet kryetari opozitës, duke shtuar se u rikthyer vetëm kur kuptoi që Lulzim Bashën e kishin “futur në xhep”.

Sali Berisha: Më pyet ti a do të pranojë Sali Berisha ti caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD-së, kurrë, kurrë.

Sali Berisha nuk pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në Shtetet e Bashkuara dhe do pranojë nga Edi Rama? Po edhe 150 po të firmosin nuk mund ti caktojnë kurrë opozitës kryetarin.

Kur u ktheva? Kur pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Ju kujtohet kur Basha thoshte nën ndikimin e ambasadores dhe thoshte nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë pasojë për vendin. Dështuan. Zgjedhjet janë farsë. Lexoni Kushtetutën.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *