Me fytyrën tërësisht të transformuar, ylli televiziv mezi njihet pas ndërhyrjeve estetike

April 28, 2026


Me fytyrë të fashuar dhe mavijosje, figura e njohur televizive Nadia Almada është shfaqur pothuajse e panjohshme pas një serie ndërhyrjesh kirurgjikale në Turqi.

48-vjeçarja u fotografua duke dalë nga një klinikë në Stamboll, ndërsa mbante fytyrën të mbuluar me shall të zi dhe me fasha në hundë, buzë dhe ballë, duke treguar pasojat e operacionit estetik që kishte kryer.

Nadia u bë e njohur për publikun britanik pasi fitoi një reality show shumë të ndjekur në vitin 2004, duke hyrë në histori si konkurrentja e parë transgjinore që triumfoi në formatin televiziv.

Pamjet e saj pas operacionit kanë bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, ku shumë fansa kanë reaguar të habitur për transformimin drastik të saj.

Vitin e kaluar, Nadia kishte folur hapur edhe për çështje që lidhen me identitetin gjinor dhe diskriminimin ndaj komunitetit transgjinor. Në një intervistë televizive, ajo u shpreh se ndihej e lënduar nga debatet publike mbi identitetin gjinor dhe theksoi se e konsideron veten “së pari grua dhe më pas person transgjinor”.






Source link