Standard i ri në dizajnin e kuzhinave moderne në Zvicër
54
Në tregun gjithnjë në zhvillim të dizajnit të brendshëm në Zvicër, Sibora AG po pozicionohet si një emër i besueshëm në projektimin dhe realizimin e kuzhinave moderne dhe hapësirave funksionale. Kompania ofron një çasje të integruar, duke i shoqëruar klientët nga ideja fillestare deri te realizimi final, me fokus të veçantë në cilësinë dhe përshtatjen sipas nevojave individuale.


Në krye të këtij rrugëtimi qëndrojnë Liberta Shaqiri dhe Xhemail Shaqiri, me këtë të fundit që udhëheq në mënyrë aktive zhvillimin e kompanisë. Nën drejtimin e tij, Sibora AG ka ndërtuar një identitet të qëndrueshëm në treg, duke u mbështetur në vlera si korrektësia, përkushtimi dhe zhvillimi i vazhdueshëm. Vizioni i qartë dhe orientimi drejt klientit kanë qenë elementë kyç në konsolidimin e këtij pozicioni.

Oferta e kompanisë shtrihet përtej kuzhinave, duke përfshirë projektim profesional, shitje të pajisjeve elektroshtëpiake, konsulencë të personalizuar, si dhe organizim të plotë të montimit dhe renovimeve. Gjithashtu, Sibora AG ofron mobilie për banjo, garderoba dhe ormona për dhoma të fjetjes, duke synuar krijimin e hapësirave që ndërthurin estetikën moderne me funksionalitetin praktik. Garancioni 10-vjeçar për kuzhinat është një tregues i qartë i besimit që kompania ka në produktet dhe shërbimet e saj.

Ajo që e diferencon Sibora AG nga konkurrentët është qasja e saj e personalizuar dhe fleksibiliteti në zgjidhje. Çdo projekt trajtohet si unik, me një vëmendje të veçantë ndaj detajeve dhe një balancë të kujdesshme mes çmimit dhe cilësisë. Në këtë kontekst, kompania nuk fokusohet thjesht në shitjen e produkteve, por në krijimin e ambienteve ku klientët ndihen komod dhe të përfaqësuar në stilin e tyre të jetesës.

Me prezencë në disa lokacione në Zvicër, përfshirë Biberist, Rothrist dhe Beinwil am See, Sibora AG siguron afërsi me klientët dhe efikasitet në shërbim. Përtej ofertës konkrete, kompania vë theks të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata, të bazuara në besim dhe transparencë. Çdo projekt trajtohet me seriozitet maksimal, duke synuar jo vetëm kënaqësinë e klientit, por edhe vendosjen e standardeve të reja në tregun e kuzhinave dhe mobilimit në Zvicër.
