Gruaja e Albatrit Muçiqit, si rrallë herë fotografohet pa pikë grimi
23
Egzona Muçiqi, e njohur si bashkëshortja e Albatrit Muçiqi, zakonisht shfaqet e kuruar në rrjetet sociale, duke ruajtur një imazh të përpunuar.
Në një publikim të fundit në formën e “story”-t, ajo është parë në një moment para përgatitjes, ndërsa ndodhej në karrigen e grimit.
Në këtë rast, Egzona është shfaqur pa makijazh, në një pamje krejt natyrale, shkruan “Kosovarja”.
Paraqitja e saj pa grim nxjerr në pah tiparet natyrale, duke dëshmuar një tjetër anë të saj, më të thjeshtë dhe të përditshme, ndryshe nga ajo që shfaq zakonisht në publik.
