“Më kanë tradhtuar…” Çfarë ndodhi? Brikena shpërthen pas daljes (FOTO) – ekskluzivet

April 20, 2026


Pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania, Brikena ka thyer heshtjen me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Ish-banorja ka reaguar pas publikimit të disa pamjeve nga Tv Klan, ku ajo shfaqej gjatë ndërhyrjeve estetike, duke i cilësuar këto si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj.

Në një Instastory të gjatë, ajo ka shprehur zhgënjimin jo vetëm ndaj mediave, por edhe ndaj disa personave të afërt që, sipas saj, e kanë “tradhtuar”.

“Gjatë kohës që kam qenë brenda, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi… madje nga njerëz që u kam dhënë me ngrënë nga duart e mia,” shkruan ajo.

Brikena thekson se nuk ka pasur as forcën t’i shohë të gjitha materialet e publikuara, për hir të shëndetit të saj mendor.

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ndjekë rrugën ligjore, duke deklaruar se beson te drejtësia hyjnore.

“Zoti nuk është një ‘mace që të gërvish menjëherë’, por në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton,” shprehet ajo.

Në fund, ajo falënderon mbështetësit dhe bën thirrje që thashethemet dhe gënjeshtrat të marrin fund, duke theksuar se zgjedh respektin dhe të vërtetën mbi gjithçka.



Source link