PLAS PAS FINALES! Mateo hedh akuza për manipulim dhe fshin postimin… ja reagimi (Foto) – ekskluzivet
Polemikat pas finales së Big Brother VIP Albania nuk kanë të ndalur, ndërsa këtë herë në qendër është Mateo.
I renditur në vendin e tretë, ai duket se nuk e ka përtypur lehtë rezultatin final, pavarësisht qëndrimit më të rezervuar gjatë spektaklit.
Në një reagim të papritur në Instastory, Mateo ka hedhur akuza të forta, duke lënë të kuptohet se rezultati ka qenë i paracaktuar.
“Kur ‘drejtësia’ në televizione bëhet sipas interesave dhe jo sipas meritës… publiku voton, por rezultati del i paracaktuar,” shkruante ai mbi një foto nga finalja.
Ky mesazh ka ndezur menjëherë rrjetin, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.
Megjithatë, vetëm pak minuta më vonë, Mateo e ka fshirë postimin, duke shtuar edhe më shumë dyshime dhe diskutime.
Ky veprim ka bërë që fansat të pyesin nëse ka pasur presion apo thjesht një reagim impulsiv pas finales.
