Brikena kthehet në shtëpi dhe familjarët bëjnë veprimin e papritur ndaj Mateos (VIDEO) – ekskluzivet
Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Brikena është rikthyer në shtëpi, ku e priste një surprizë e ngrohtë dhe plot emocione nga familjarët e saj.
Ambienti ishte zbukuruar me balona festive dhe foto të shumta, duke krijuar një atmosferë feste për rikthimin e saj, ndërsa nuk mungonin as detajet speciale për ditëlindjen.
Brikena ka festuar 26-vjetorin, dhe familja ka vendosur të kombinojë këtë moment me rikthimin e saj nga BBVA, duke e bërë gjithçka edhe më të veçantë.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një detaj i veçantë: mes dekorimeve janë vendosur edhe foto të Brikenës së bashku me Mateon.
Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e qartë se familja e saj e pranon dhe e mbështet raportin me të.
Pamjet janë bërë menjëherë virale në rrjet, ku shumë komentues kanë vlerësuar këtë gjest dhe kanë theksuar se duket se Mateo tashmë është “i mirëpritur” në familjen e saj.
Kjo surprizë ka treguar edhe një herë mbështetjen e fortë që Brikena ka jashtë shtëpisë, duke e bërë rikthimin e saj edhe më emocionues.