“Brenda u bëra për psikolog”
1
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka reaguar për herë të parë pas largimit vullnetar nga spektakli Ferma VIP, duke ndarë me publikun arsyet e vendimit të saj.
Në një deklaratë pas daljes, ajo ka falënderuar psikologen e formatit, duke lënë të kuptohet se përvoja brenda fermës ka qenë emocionalisht e fortë. Jonida u shpreh se gjatë qëndrimit ka përjetuar një lloj ataku paniku, shoqëruar me mpirje të gishtave.
Artistja theksoi se shëndeti i saj mendor dhe mirëqenia personale kanë qenë arsyeja kryesore që e shtynë të marrë këtë vendim të vështirë, duke zgjedhur veten përpara lojës, shkruan Kosovarja.
“E bëra këtë zgjedhje sepse dua më shumë veten se lojën”, u shpreh ajo, duke marrë mbështetje të madhe nga fansat për sinqeritetin dhe guximin e treguar.
