Miqësi me Selin jashtë Big Brother? Flet Miri

April 16, 2026


Ditën e djeshme (e mërkurë) finalistët e Big Brother VIP patën mundësinë të zhvillonin intervistat e tyre në Top Albania Radio.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri.

Sa i përket raportit me Selin, jashtë Big Brother, ai tha: “Me Selin është nisur me miqësi, unë jam i hapur, jam njerëzor, jam i vërtetë në emocionet e mia”.

“Mezi presim të dalim në jetën reale, atje do kemi forma të tjera komunikimesh, bisedimesh miqësish”.

“Për Loren jam mërzitur shumë, ka qenë banorja e parë që ka qenë mikesha ime. E shikoja në sytë e saj që ajo nuk e ndjente veten që të ishte ne lojë, por u mërzita për të. Jam mërzitur për Selinën”.

Selin nga ana tjetër ka hatërmbetje të mëdha me Mirin, pasi në shumë raste nuk i ka pëlqyer qasja që ka pasur me të.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të mbahet të shtunën, 18 prill.






Source link