“Studio Gjini”, salloni i bukurisë ku shkojne femrat nga e gjithë Kosova për një pamje perfekte
2
“Studio Gjini” në Gjakovë, vazhdon të mbetet një nga studiot më të kërkuara të bukurisë në Kosovë, falë përkushtimit, profesionalizmit dhe stilit që e karakterizon. Me një klientelë të gjerë dhe besnike, kjo studio ka ndërtuar emrin e saj duke u përshtatur vazhdimisht me trendet, por pa humbur stilin që e dallon.
Ajo që e bën ndryshe “Studio Gjini”, është çasja profesionale dhe kreativiteti, ku çdo kliente trajtohet në mënyrë të veçantë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një grim apo një model flokësh, por për një pamje të plotë që i përshtatet fytyrës dhe stilit të secilës. Përdoren produkte cilësore dhe teknika moderne, për të arritur një rezultat që duket bukur dhe që zgjat.

Sezoni i dasmave është një nga periudhat më të ngarkuara për studion. Çdo nuse trajtohet me shumë kujdes, duke filluar nga përgatitja e lëkurës, deri te makeup-i dhe flokët. Qëllimi është që çdo nuse të ndihet e bukur, rehat dhe vetvetja në ditën e saj më të rëndësishme dhe kjo ështe arsyeja e fortë pse shumë nuse udhëtojne nga shumë qytete të Kosovës e Shqiperisë drejt Gjakovës, për tu rregulluar për ditën e tyre më te rëndësishme tek “Studio Gjini”.

Siç kuptojmë, shërbimet janë zgjeruar vazhdimisht. Përveç makeup-it profesional dhe stilimit të flokëve, ofrohen edhe trajtime për fytyrën, duke e kthyer studion në një vend ku mund të kujdesesh për gjithçka në një adresë të vetme.

Studio mirëpret kliente nga e gjithë Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe nga jashtë. Ky besim është arsyeja pse stafi punon çdo ditë për të ruajtur cilësinë dhe standardin që e ka sjellë deri këtu.

Edhe pse në studio kanë kaluar figura të njohura, diskrecioni mbetet shumë i rëndësishëm. Çdo kliente trajtohet njësoj, me respekt dhe kujdes maksimal.

Në të ardhmen, Studio Gjini synon të sjellë edhe më shumë risi dhe shërbime. Ndërsa këshilla për femrat mbetet e njëjtë: zgjidhni cilësinë dhe kujdesuni për veten në mënyrë të vazhdueshme. Një pamje e pastër, natyrale dhe e mirëmbajtur gjithmonë bën diferencën.
