Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin

November 9, 2024 • arsoadmin


Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në një takim nga Akademia Politike e Partisë Socialiste, ku iu përgjigj interesit të të rinjve në lidhje me suksesin dhe transformimin e kryeqytetit shqiptar përgjatë këtyre viteve. Ai ndau me të pranishmit edhe mbresat e vizitës së tij në Aleksandri, duke marrë shkas nga fakti se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.

“Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40 vendeve të Mesdheut”, tha ai.



Source link