Granit Xhaka nis pushimet me familje
1
Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka nisur disa ditë të bukura pushimi me familje.
Bashkëshortja e tij, Leonita, ka ndarë në Instagram disa fotografi, duke zbuluar vendin përrallor të cilin e kanë përzgjedhur.
Në këtë udhëtim bashkë me ta ishin edhe tri vajzat e tyre, të cilat e zbukuruan pamjen edhe më shumë.
Të gjithë dukeshin shumë të lumtur, teksa po pushojnë në një vend super luksoz.
