Ndryshimi i Alba Pollozhanit bëhet viral, filtrat apo ndërhyrje estetike
1
Ish-banorja e “BBVK”, Alba Pollozhani, ka rikthyer sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale pas publikimit të tri fotografive të reja që kanë bërë bujë online.
Në imazhet e fundit, Alba shfaqet me një pamje që për disa ndjekës duket ndryshe nga ajo me të cilën publiku ishte mësuar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme.
Shumë përdorues kanë ngritur dyshime nëse ndryshimi i dukshëm vjen si rezultat i filtrave dhe efekteve fotografike, ndërsa të tjerë spekulojnë se ish-banorja mund të ketë bërë ndonjë ndërhyrje estetike.
Megjithatë, deri më tani Alba Pollozhani nuk ka reaguar publikisht ndaj komenteve dhe diskutimeve që kanë nisur në rrjet, ndërsa postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe reagime nga ndjekësit.
