Pak para dasmës, Brikena bën përzgjedhjen e fustanit të bardhë

April 6, 2026


Brikena Selmani sonte (e hënë) do të kurorëzojë dashurinë me martesë me Mateo Borrin.

Dyshja do të bëjnë një dasmë në Big Brother, si kërkesë e banorit pasi i propozoi modeles.

Tani është përzgjedhur edhe këngëtari për të performuar e që do të jetë Gena.

Brikena ndërkohë po bën edhe përzgjedhjen e fustanit të bardhë, meqë i ka disa alternativa.

Banoret e tjera si Selin Bollati, Edisa dhe Juela, i kanë ofruar ndihmë në përzgjedhje.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë dasma e tyre sonte dhe kush nga ish-konkurrentët do të marrë pjesë.

Rogerti nga ana tjetër ka premtuar se do të jetë në rolin e dajës së Brikenës, për t’i prishur dasmën






Source link