Me nerva mund t’a bëj vetëm unë!
14
Belina Pupa, bashkëshortja e fermerit Elvis Pupa ishte e ftuar këtë të premte në studion e Living Day në Vizion Plus nën moderimin e Brunilda Lahes.
Ajo nënvizoi se Visi është një konkurrentë që karakterizohet nga humori dhe batutat e jo nga dramat. Pupa tregoi dhe një anë tjetër të fermerit, atë që ende nuk e ka shfaqur në Ferma VIP 3.
“Nuk duhet ta shihnin Visin me nerva”, tha bashkëshortja, duke shtuar se ajo është e vetmja që mund t’a çojë në atë gjendje.
Pupa vlerësoi formatin e Ferma VIP, teksa theksoi gjithashtu se publiku e ka më të lehtë të gjykojë nga jashtë, ndërsa për konkurrentët realiteti është më i vështirë për shkak të jetesës së përditshme nën vëzhgimin e kamerave.
Belina Pupa: Ka qejf që çdo situatë që është stresuese ta kthejë në gallatë, në shaka.
Brunilda Lahe: E zhdramatizon çdo gjë.
Belina Pupa: Nuk është për dramë, nuk është për zhurmë. Visi ka edhe një gjë tjetër, mos e ço në atë pikë, se nuk duhet ta shohësh Visin me nerva.
Brunilda Lahe: Kush mund ta çojë në atë pikë Visin?