“Beauty Sisters”, dy motrat që po e transformojnë industrinë e bukurisë në Zvicër
1
“Beauty Sisters” po shndërrohet në një nga emrat më të përfolur në industrinë e estetikës në Zvicër, falë një kombinimi të rrallë të profesionalizmit dhe përkushtimit personal. Pas këtij suksesi qëndrojnë dy motrat, Mila dhe Arta, të cilat kanë ndërtuar karrierën e tyre përmes trajnimeve profesionale dhe praktikës së vazhdueshme, duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe trendet më të reja në botën e bukurisë. Që nga fillimi, synimi i tyre ka qenë i qartë: të ofrojnë trajtime cilësore me rezultate sa më natyrale.
Gjithçka nisi në vitin 2019 me shumë pasion dhe ëndrra. Sot, pas 7 vitesh përvoje dhe rritjeje, me krenari drejtojmë studion tonë të re.

Studio “Beauty Sisters”, e vendosur në një zonë të qetë në Rorschach (St. Gallerstrasse 47, 9400), ofron një ambient modern dhe relaksues ku çdo klient trajtohet në mënyrë të veçantë. Koncepti i tyre bazohet në personalizimin e trajtimeve, duke përdorur teknika të avancuara dhe produkte cilësore për të garantuar jo vetëm përmirësim estetik, por edhe shëndet afatgjatë të lëkurës.

Në këtë studio ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh moderne, përfshirë mesoterapi për fytyrë dhe qafë, microneedling, skinbooster për hidratim të thellë, trajtime kundër akneve dhe pigmentimit, si dhe trajtime anti-aging dhe rigjeneruese. Po ashtu, klientët mund të përfitojnë nga procedura si filler, laser dhe body forming, të gjitha të realizuara me standarde të larta higjiene dhe kujdes maksimal profesional.

Profesionalizmi i Milës dhe Artës qëndron në qasjen e tyre të detajuar ndaj çdo klienti, duke filluar nga konsultimi fillestar e deri te ndjekja e rezultateve pas trajtimit. Ato i kushtojnë rëndësi çdo detaji, duke punuar me metoda të sigurta dhe të certifikuara, ndërsa përditësojnë vazhdimisht njohuritë e tyre përmes trajnimeve të reja. Ky përkushtim i vazhdueshëm garanton cilësi të lartë dhe besim të plotë nga klientët e tyre.

Ajo që e dallon “Beauty Sisters” nga shumë studio të tjera është vetë historia e saj – një biznes i ndërtuar nga dy motra me besim dhe pasion të përbashkët. Kjo lidhje reflektohet në mënyrën se si ato i qasen çdo klienti, duke krijuar një ndjesi besimi dhe afërsie që shkon përtej një shërbimi të zakonshëm estetik.
Me plane të qarta për të ardhmen, “Beauty Sisters” synon të zgjerojë gamën e shërbimeve, të sjellë trajtime inovative dhe të forcojë pozicionin e saj në treg, duke ndërtuar një komunitet klientësh besnikë dhe duke u konsoliduar si një ndër studiot më profesionale në këtë industri.
