“Kur zemra ime u thye”,Loredana boton librin e parë, këngëtarja rrëfen jetën e saj dhe detajet…

October 29, 2024 • arsoadmin


Loredana Zefi vjen me një projekt të ri dhe nuk ka lidhje me muzikën. Për herë të parë ajo do të sjellë një libër. Loredana e ka njoftuar projektin e ri në Instagram, duke zbuluar se ka shkruar historinë e saj dhe ka shpalosur detaje nga jeta private dhe profesionale.

Loredana njoftoi se libri do të dalë në treg më 18 nëntor dhe do të zbulojë më shumë detaje edhe nga e kaluara e saj.

Sigurisht që të gjithë mund ta konsiderojnë historinë e tyre si të më trishtën, më dramtiken dhe më prekësen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta sepse është e imja, e dini? E kam ndier, përjetuar dhe jetuar.

Kështu që, mirë se vini në historinë time, të cilën e kam shkruar edhe pse ndonjëherë dhemb të kthehesh në plagët e së kaluarës, t’i përjetosh ato përsëri.

Këtu po ndaj përvoja nga jeta ime private, të cilat as në ëndrra nuk t’i bëja publike më parë.

Libri im “Als mein herz brach” (Kur zemra ime u thye) del më 18 nëntor dhe është i disponueshëm kudo”.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.