October 22, 2024

Big Brother Vip Kosova” hap dyert e shtëpisë në mbrëmje, ironizon Robert Berisha: “lërini fëmijët rrugve sonte…

0


Më në fund, pritjes i erdhi fundi – dyert e shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova” hapen sot në mbrëmje në orën 21:00.

Lidhur nisjen e spektaklit mbrëmjen e sotme, ka folur edhe Robert Berisha, i cili përmes një video ironizon spektaklin.

Ai thotë me ironi se po nxiton të përfundojë gjithë punët e tij që mbrëmjen ta ketë të lirë për të ndjekur BBVK e se gjithë planet e mbrëmjes i ka anuluar. Me ironi shton se të gjithë duhet ta bëjnë këtë sot. “Fëmijët lërini rrugëve, hiç mos u merrni me ta. Sëmurë, temperaturë, mos guxoni me dal prej shtëpisë, shikoni Big Brother”, shprehet moderatori.

Këtë edicion të tretë, BBVK ka Olsa Muhametin si producente ekzekutive, e cila ka premtuar surpriza, risi e spektakël.

BBVK është sërish në moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, ndërsa opinionistë janë Olta Gixhari e Milaim Zeka.

PS: BBVK mund ta ndiqni mbrëmjen e sotme edhe në “YouTube” në kanalin zyrtar të BBVK.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *