Vajza që bëjnë si të virgjëra

April 2, 2026


Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka bërë së fundmi disa deklarata të forta, duke prekur një temë të ndjeshme që shpesh diskutohet, por rrallë herë thuhet hapur në publik.

E pyetur mbi sinqeritetin në marrëdhëniet mes vajzave dhe djemve, ajo u shpreh se shpesh vajzat zgjedhin të mos tregojnë të vërtetën, veçanërisht kur bëhet fjalë për eksperiencat e tyre të mëparshme.

Sipas saj, ekziston ende një mentalitet ku disa vajza përpiqen të paraqiten ndryshe nga realiteti, duke pretenduar se partneri aktual është i pari apo i dyti në jetën e tyre.

“A gënjejnë vajzat shqiptare kur i thonë një mashkulli që ‘ti je i pari për mua’? Ose maksimumi i dyti, se i pari më lëndoi,” u shpreh ajo.

Në vijim, Dea shtoi se ka edhe raste kur vajza të caktuara shtiren, madje duke përmendur drejtpërdrejt edhe emrin e Brikena Selmanit, për të cilën la të kuptohet se nuk i beson deklaratat që bën për veten.

“Kemi edhe vajza që shtiren sikur janë virgjëresha… më kujtohet pak edhe Brikena. Më duken gënjeshtra të gjitha ato që thotë: ‘unë nuk dal, unë nuk bëj, rri në shtëpi’,” tha ajo.

Dea u ndal edhe tek mënyra se si disa persona përpiqen të krijojnë një imazh ideal për veten në publik, duke theksuar se shpesh deklaratat “perfekte” nuk reflektojnë realitetin.

Sipas saj, ky është një fenomen i përhapur, ku individë të ndryshëm përdorin superlativa për të ngritur veten në sytë e të tjerëve, por që në thelb mbeten të pavërteta.

“Të gjithë ata që flasin për veten me superlativa, e bëjnë për t’u dukur më mirë. Por mendoj se janë gënjeshtra,” përfundoi ajo.






Source link