Familja e Selin produksioni i editoj videot, dhe poston videon e vërtetë

March 8, 2026

Një polemikë e fortë ka shpërthyer pas spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP”, ku në qendër të akuzave për manipulim është vënë vetë produksioni.

Gjatë Prime-t, u transmetua një klip i edituar që sugjeronte se Selin, menjëherë pas puthjes së martesës me Gimbon, kërkoi me sy reagimin e Mirit, duke krijuar përshtypjen se ajo kishte interes për të.

Në pamjet e transmetuara gjatë spektaklit, dukej sikur shikimi i Selinit shkonte drejt Mirit, i cili më pas ulte kokën. Por sipas familjes së banores, e vërteta është krejt ndryshe.

Sot, familjarët e Selinit kanë publikuar videon e plotë dhe të paedituar të atij momenti. Në ato pamje shihet qartë se ajo nuk po shikonte Mirin, por po i drejtohej orkestrës dhe këngëtares për t’i duartrokitur dhe për t’i përshëndetur.

Reagimi i familjes ka qenë i drejtpërdrejtë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si po montohen materialet që transmetohen në ekran.

“Klipe që editohen dhe përdoren sipas dëshirës. Falenderoj shumë supportuesit e Selin që janë gjithmonë të gatshëm për të,” – thuhet në reagimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selin Bollati (@selinbollatii)

Ky reagim ka hapur një debat të ri në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës po diskutojnë nëse produksioni po tenton të krijojë një narrativë të caktuar përmes montazhit të skenave nga shtëpia e Big Brother VIP