Deklarata e papritur! Çfarë tha Miri për Selin në dhomë të rrëfimit?

March 30, 2026


Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” po marrin një kthesë të re, teksa banorët duket se po lexojnë gjithnjë e më me kujdes strategjitë e njëri-tjetrit. Në fokus këtë herë ka qenë raporti mes Mirit, Selinës dhe Rogertit, një trekëndësh që pritet të prodhojë zhvillime interesante në vijim të lojës.

Gjatë një rrëfimi në Dhomën e Rrëfimit, Miri ka ndarë hapur mendimet e tij për mënyrën se si Selina mund të pozicionohet në raport me të dhe Rogertin. Ai u shpreh i bindur se banorja nuk mund t’i shmangë, duke theksuar se loja e saj është e lidhur drejtpërdrejt me ta.

“Po ku do të shkojë ajo pa ne? Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e saj se si do të hyjë në lojë me mua”, u shpreh ai.

Më tej, Miri analizoi dy skenarë të mundshëm që, sipas tij, Selin mund të ndjekë në vijim. Sipas tij, opsioni i parë lidhet me krijimin e një konflikti të qëllimshëm mes tij dhe Rogertit, duke tentuar të trazojë raportin mes tyre dhe të përfitojë nga situata.

Nga ana tjetër, ai nuk përjashtoi as mundësinë e një afrimi strategjik, përmes një “shtrirjeje dore” miqësore, që mund të çojë në një aleancë të përkohshme mes tij dhe Selinës

Pra te varianti i parë është që do të hapë një konflikt midis meje dhe Rogertit. E dyta është të krijojë një lloj loje ose shtrirje dore miqësore midis meje dhe asaj – u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë se cilin drejtim do të marrë loja e Selinës dhe si do të ndikojë kjo në balancat brenda shtëpisë.






Source link